Fjalë Kyçe

Nedved thumbon Marottan: S’ka qenë kurrë juventin

Nedved thumbon Marottan: S’ka qenë kurrë juventin

Transferimi i Beppe Marottas tek Interi ka ndezur shumë shpejt rivalitetin me juventinët.

Vëmendja e madhe që i ka dhënë media debutimit në “San Siro” të ish-drejtorit të përgjithshëm bardhezi duket se do të hapë një tjetër kapitull thumbimesh mes palëve, madje “lufta” në distancë ka nisur dhe i pari që ka vendosur t’i shtojë pak benzinë zjarrit ishte zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved:

“Shkuarja e Marottas në ‘San Siro’ si drejtues i Interit realisht më bën një përshtypje jo shumë të mirë. Nuk e diskutoj që Guiseppe është një profesionist i madh, por ndoshta ai nuk është ndjerë dhe nuk ka qenë kurrë juventin, as gjatë 8 viteve që punoi me ne”, u shpreh ish-mesfushori çek.