Fjalë Kyçe

Nën kërcënimin e armës 4 persona hyn në një shtëpi në Ferizaj, vodhën para e telefon celular

Nën kërcënimin e armës 4 persona hyn në një shtëpi në Ferizaj, vodhën para e telefon celular

Viktima femër në Ferizaj ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular.

Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë ajo ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilët edhe po hetojnë rastin.