Fjalë Kyçe

Nëna e De Ketelaere në kërkim të një shtëpie në Milano – transferimi gjithnjë e më afër

Nëna e De Ketelaere në kërkim të një shtëpie në Milano – transferimi gjithnjë e më afër

Transferimi i De Ketelaere te Milan do të vonojë, por duket se megjithatë do të finalizohet.
Milan është tash e sa javë në bisedime me Club Brugge për kartonin e Charles De Ketelaere.

Raportimet nga Italia tani bëjnë të ditur se nëna e lojtarit është duke kërkuar një shtëpi në Milano, përcjell lajmi.net.

Kjo lë të kuptohet se palët janë dakorduar për një transferim dhe pritet vetëm finalizimi i marrëveshjes me Club Brugge.

21 vjeçari belg nuk është grumbulluar fare me skuadrën e Club Brugge për ndeshjen e parë të sezonit.

Të gjitha këto shenja flasin në favor të largimit të lojtarit drejt Milan. Gjithçka është çështje kohe tani.