Fjalë Kyçe

Nëna e Ronaldos: Para se të vdes dua ta shoh djalin tim tek Sportingu

Nëna e Ronaldos: Para se të vdes dua ta shoh djalin tim tek Sportingu

Dolores Averio, e cila është nëna e Cristiano Ronaldos ka folur rreth dëshirës së saj për të ardhmen e djalit të saj.

Nëna e CR7 tha se ajo do të donte ta shihte të birin e saj të luante sërish për Sportingun e Lisbonës.

Kjo është dëshira e saj e fundit para se fituesi i pesëfishtë e “Topit të artë” e saj të fundit të pensionohet ose ajo të vdesë, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.

“Ronaldo duhet të kthehet këtu. Nëse do të ishte zgjedhja ime, ai tashmë do të ishte këtu. Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sporting”.

Cristiano Ronaldo është rikthyer nga Juventusi tek Manchester United këtë verë.

Sportingu është skuadra e parë e Ronaldos që ia mundësoi atij të fitojë famën dhe të depërtojë te skuadrat e mëdha.