Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se është përzënë nga shtëpia nga kunati i saj.
Gruaja është dërguar me fëmijët në strehimore, ndërsa Policia nuk ka arrestuar dikë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.