7 shtatë turistë, përfshirë dy fëmijë kanë mbetur të vdekur në Greqi. Më shumë se 100 të tjerë u plagosën, pasi një stuhi e fuqishme goditi ishullin Halkidiki.
Era e fuqishme shkuli pemët dhe rrëzoi kulmet e shtëpive. “Kjo është hera e parë në karrierën time 25 vjeçare që kam përjetuar një gjë të tillë”, tha për mediat greke, Atansios Kalcas, drejtor i qendrës shëndetësore ku u strehuan shumë njerëz të plagosur.
Kujtojmë se nga stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshme është goditur edhe Mali i Zi dhe Shqipëria, por pa dëme në njerëz. Në disa pamje të publikuara shihet një nënë me një fëmijë në krah, që dëshpërimisht kërkon shpëtim.