Fjalë Kyçe

Nëna vdes nga koronavirusi pa e mbajtur në krah beben e porsalindur

Nëna vdes nga koronavirusi pa e mbajtur në krah beben e porsalindur

Fozia Hanif, 29 vjeç, e pa djalin, Ayaan, vetëm përmes një fotografie, por kurrë nuk pati mundësinë ta merrte në krahë, pasi testoi pozitive për Covid-19. Ajo u fut me urgjencë në kujdes intensiv pas lindjes dhe për fat të keq vdiq në spitalin Birmingham Heartlands, vetëm gjashtë ditë më vonë.

Bashkëshorti i saj, Wajid Ali, tha për ITV News: “Ajo ishte me të vërtetë e lumtur, sidomos kur mori foton e djalit që infermierët printuan për të. “Ajo po e mbante foton dhe tha: ‘ Shiko, është foshnja jonë! Ne do të kthehemi së shpejti në shtëpi’… kjo është hera e fundit që unë fola me të.”- tha ai.

Ata humbën një vajzë vitin e kaluar dhe bashkëshorti tha: “Tani ato janë bashkë”. Fozia, e cila punoi në Gjykatën e Magjistraturës Birmingham, pati ethe në mars dhe stafi i spitalit e mbajti për ta testuar pas një kontrolli rutinë të shtatzënisë.

Ajo testi pozitive, por për shkak të simptomave të buta, ato e kthyen në shtëpi. “Pas katër ditësh ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe ne telefonuam ambulancën.”- kujtoi bashkëshorti.

“Ishte një përvojë e dhimbshme kur hymë në spital. Ata thanë se do të fiknin makinën dhe ventilatorët, por unë u thashë: ‘Jo, mos e fikni derisa t’ia dalë. Ajo është një luftëtare, ajo mund t’ia dalë.’ Por kur pamë gjendjen e saj, filluam të luteshim.”- përfundoi ai.

Ajo ishte në gjendje kome kur familja i dha lamtumirën. Djali, Ayaan, vazhdon të jetë në spital edhe pas testimit negativ për Covid-19.