Fjalë Kyçe

Nenad Rashiq kundër ndryshimit të kufijve

Nenad Rashiq kundër ndryshimit të kufijve

Përfshirjen e serbëve të Kosovës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi e ka parë të domosdoshëm Nenad Rashiq nga koalicioni parazgjedhor “Sloboda”.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga ky koalicion ka deklaruar se në proces të bisedimeve duhet të bëhet e qartë se nuk ka ndryshim të kufijve, pasi kjo temë sipas tij vetëm “e dëmton gjithë procesin”.

“Është mirë të sqarohet para dialogut që nuk ka ndryshim të kufijve. Ky është një element esencial, i cili duhet të jetë i qartë për të gjithë. Prej ndryshimit të kufijve të gjithë ne humbim, jo vetëm ne serbët, jo vetëm ne shqiptarët”.

Rashiq, madje, kërkoi përfshirje direkte të serbëve të Kosovës në dialog, shkruan Insajderi.

“…madje të jenë edhe inciues të këtij procesi”.