Fjalë Kyçe

‘Nënë, nuk dua të vdes’ këto janë fjalët e një vogëlusheje pas rënies së tërmetit në Turqi

‘Nënë, nuk dua të vdes’ këto janë fjalët e një vogëlusheje pas rënies së tërmetit në Turqi

Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet tepër i fuqishëm.

Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, sidmos te fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin. Deri më tani 69 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit tragjik, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë lënduar.

https://www.youtube.com/watch?v=3AHVmnZ2X_A&feature=emb_title