Autoritetet shëndetësore në vend kanë bërë me dije se situate me koronavirus është e qetë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komuna e Prishtinës, Fushë-Kosovës,Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës së Veriut, e Jugut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, ndodhen në zonën e kuqe.
Në këto komuna, lëvizja e qytetarëve është lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.
Në anën tjetër, në zonë të verdhë gjenden Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia. Ndërsa në zonë të gjelbër ndodhen Peja, Kllokoti, Ferizaj, Malisheva, Deçani, Kamenica, Skenderaj, Rahoveci, Juniku, Gjakova, Shtërpca, Klina, Istogu, Novobërda, Prizreni, Drenasi, Kaçaniku, Han i Elezit, Dragashi, Graçanica, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu. Këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lëjuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.
Në zonë të kuqe futen komunat që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh, në zonë të verdhë deri në 76-150 raste me COVID ndërsa në atë të gjelbër futen komunat që kanë deri në 75 raste.