Në Kosovë janë nëntë mijë e 418 raste aktive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin korona që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para është 26.888 persona.
Ndërsa të shëruar janë 16.685 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 784 persona, transmeton Klan Kosova.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në vend nga 2.178 testime pozitivë me koronavirus dolën 767 persona. Ndërsa u shëruan 186 pacientë si dhe ndërruan jetë tetë persona.