Fjalë Kyçe

Nëntë raste pozitive me COVID në një shkollë në Vushtrri, mësimi vijon nga distanca

Nëntë raste pozitive me COVID në një shkollë në Vushtrri, mësimi vijon nga distanca

Konfirmimi i 9 rasteve pozitive brenda Shkollës Andon Zako Çajupi në Vushtrri ka bërë që kjo e fundit të ndërpres mësimin për të vazhduar me formën online të mësimit që nga nesër.

Këtë e ka bërë të ditur vet Shkolla përmes një njoftimi në faqen e Facebookut.

“Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës dhe prindër!

Pasi në shkollën tonë deri më tani janë konfirmuar 9-të raste me Covid 19 dhe me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, shkolla jonë kalon nga skenari A në skenarin C (mësim online) për dy javë, nga dita e nesërme e martë 20.10.2020Për çdo vendim tjetër do jeni të informuar me kohë.Faleminderit për mirëkuptim!” shkruan në njoftimin e Shkollës.