Fjalë Kyçe

Nëntë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë persona ndërrojnë jetë nga Covid-19 për 24 orë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.