Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur nëntë persona.
Sipas të dhënave thuhet se nga 2 mijë e 827 testime, pozitivë kanë rezultuar 325 persona.
Tutje, ajo njofton se aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.