Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar pasi një autobus “u përplas” në një kanal në Egjiptin verior.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në autobus gjendeshin rreth 35 persona kur incidenti ndodhi në qytetin Aga, në rajonin verior të Daqahlia, thanë burimet e sigurisë për Reuters.
Sipas Sky News Arabia, ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të njerëzve në ujë.
Besohet se autobusi ishte rrugës për në qytetin Mansoura.
Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët shpesh mirëmbahen keq dhe shkelen rregullat e drejtimit të automjetit.
Në vitin 2021, sipas shifrave zyrtare, rreth 7,000 njerëz u vranë në rrugët e vendit më të populluar të botës arabe.