Nëpunësi i UNMIK-ut Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov sot rreth orës 13 nga Mitrovica është dërguar në Qendrën Klinike Mjekësore në Beograd, njofton agjencia serbe lajmeve b92.
Siç njofton kjo agjenci, Krasnoschenko me veturën- ambulancë të UNMIK-ut e në përcjellje të ekipit mjekësor dhe me personelin e misionit të KB-së në Kosovë ka shkuar në Beograd.
Kjo agjenci përcjell fjalët e mjekes Milena Cvetkoviq e cila kishte thënë se “diplomati rus për natyrën e lëndimeve ende nuk është jashtë rrezikut dhe se do të dërgohet në entin terciar”.
Krasnoschev ishte lënduar pardje gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri pasi ai me veturë të UNMIK-ut kishte bllokuar rrugën.