Fjalë Kyçe

Nervozohet Shpend Ahmeti: S’do ta lejojmë shtatoren e Fadil Vokrrit nese do të duket si prezantimi

Nervozohet Shpend Ahmeti: S’do ta lejojmë shtatoren e Fadil Vokrrit nese do të duket si prezantimi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se do e kundërshtojnë vënien e shtatores së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, në rast se është e njejta me atë që iu prezantua atij.

Ahmeti, tutje ka përmendur edhe shtatoren e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, të cilën e ka konsideruar “qesharake”, shkruan Gazeta Express.

“Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen”, ka thënë ai.

I pari i Prishtinës ka thënë se shtatorja e komandatit të ndjerë, Adem Jasharit, që do vendoset në Prishtinë, do jetë më ndryshe.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “ndoshta duhet me e lënë punën e shtatoreve”, duke e uruar festën e 28 nëntorit.

Përgjatë ditës së sotme, janë përuruar shtatorja e Skëndërbeut dhe Adem Jasharit në Prizren, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta, përveç të kryetarit të Prishtinës.

Ehat Miftaraj nga KDI ka ironizuar lidhur me shtatoret e përuruara në Prizren të heronjve kombëtarë, Adem Jasharit dhe Skendërbeut.

“A ka mandat Gjykata Speciale me i ndjek penalisht këta që po na ofendojnë heronjtë kombëtar me këto përmendoret gjithçka 50 centë?”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Reagim ka pasur edhe nga analisti politik, Imer Mushkolaj. Analisti Mushkolaj ka reaguar ndaj kësaj ‘vepre arti’, duke thënë se komandanti Adem Jashari “nuk meriton këso lloj karikature”.