Arsenal është duke e kërkuar me çdo kusht transferimin e Denis Suarez.
Arsenal është i gatshëm që t’i ofroj 40 milionë euro për transferimin e Denis Suarez, por Barcelona refuzon ta shet atë në këtë afat kalimtar të janarit.
Skuadra katalonase i ka bërë me dije asaj londineze se mesfushori nuk do të lëvizë në këtë merkato, përcjell lajmi.net.
Por, nëse një marrëveshje arrihet mes Barcelonës dhe Arsenalit për Denis Suarez, atëherë Henrikh Mkhitaryan do të largohet nga skuadra.
Mesfushori spanjoll mund të luajë edhe si anësor, andaj Unai Emery e pëlqen shumë lojën e tij qysh prej kohësh.