Fjalë Kyçe

Nëse Kosova siguron pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’, kjo është shuma milionëshe që do të marr FFK nga FIFA e UEFA

Nëse Kosova siguron pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’, kjo është shuma milionëshe që do të marr FFK nga FIFA e UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore do ta kërkojnë kualifikimin për në Kampioniatin Europian përmes Ligës së Kombeve.

Në mars të vitit 2020, Kosova do të jetë mysafire e Maqedonisë Veriore në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Fituesi nga kjo ndeshje do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Dhe, fituesi i finales do të sigurojë kualifikimin për në ‘Euro 2020’.

E, Federata e Futbollit e Kosovës pritet të arkëtojë 12 milionë euro nga FIFA dhe UEFA në rast se kualifikohen në Europian, sipas Presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupit.

“Sipas informatave që kam FFK do të fitojë 12 milionë euro nga FIFA dhe UEFA. Një shumë e madhe që mund të përdoret për zhvillimin e futbollit vendor” – tha Ejupi në ‘Rock n’Roll Football’.

Ndryshe, ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars të vitit 2020.