Sindikata e Infermierëve të Kosovës po vazhdon të kërkojë që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 përqind. Nga 18 euro sa paguhen aktualisht, kjo Sindikatë po kërkon që të paguhen nga 36 euro.
Ndër kërkesat e tjera që i kanë drejtuar menaxhmentit të SHSKUK-së, janë edhe realizimi i kërkesës së rrezikshmërisë dhe pagesa festive 100 përqind. E në rast të mos realizimit të këtyre kërkesave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mbajnë greva e protesta.
Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se për 20 vite infermierët në Kosovë nuk janë trajtuar siç e meritojnë. Gjatë kohës kur vendi është përballur me pandeminë COVID-19, ai tha se infermierët nuk kanë kursyer as jetën e tyre.
Havolli tha se Kosova rrezikon të mbes pa infermierë, pasi që sipas tij, shumë duan të ikin nga Kosova sepse është e pamundur të mbajnë familjen me këto kushte.
“Për institucionet tona nuk duam të na quajnë heronj, por t’i shikojnë kërkesat tona legjitime dhe shumë sociale që i kemi drejtuar…Kërkesat tona kanë qenë që kujdestaritë të rriten për 100 përqind, ajo rritje prej 100 përqind e kujdestarive që është 18 euro momentalisht duke u paguar, e të kaloj në 36 euro. Duke e marrë parasysh që një punëtor i thjeshtë sot në 8 orë ditë pune në Kosovë mund t’i merr 20 euro pagesë për punën, ndërsa ne i kemi 18 euro. Ne kemi kërkuar vetëm një kërkesë jashtëzakonisht sociale dhe që është shumë e lehtë dhe jo ngarkesë për institucionet tona”, tha ai.
Ai ka kritikuar menaxhmentin e SHSKUK-së, që përkundër që i kanë dërguar një letër me kërkesat nuk e kanë marrë parasysh.
Në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre, Havolli paralajmëron protesta e greva.
“Ne si Sindikatë jo për t’i frikësuar ose për t’i kërcënuar askënd, por jam shumë i bindur që këto institucione nuk kanë pa hala në Kosovë organizim sindikal çka është. Do të thotë këta munden me e marr shembull organizimin sindikal në Amerikë si janë bë dhe tash do i shohin të këtij komuniteti, që është jashtëzakonisht gjigant në Kosovë dhe është shumë vital dhe i dobishëm për shoqërinë. Tani më nuk do të kemi kompromis me askënd për të drejtat tona legjitime, por ato do t’i trajtojmë ose do të ballafaqohen komplet sipas protestave, grevave, bojkotimit të punës komplet sipas ligjeve mbi organizimin sindikal që na lejon ne të marrim hapa. Nuk ka më kësi trillimesh dhe mashtrimesh, nuk ka më partitë politike që kanë me mundur me na shfrytëzua neve për të mirat e tyre. Ata zakonisht na shohin si numër, jemi diku 9 mijë e 800 të punësuar në shërbime publike dhe i përkthejnë në vota, vetëm në kohë fushate japin premtime”, tha ai.
Ai i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të merr parasysh këto kërkesa dhe qysh nesër të ftohen në takim për të diskutuar