Fjalë Kyçe

Nesër do të ketë ndërprerje të uji tnë disa lagje të Prishtinës

Nesër do të ketë ndërprerje të uji tnë disa lagje të Prishtinës

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit, KRU “Prishtina”, njofton konsumatorët se nesër, më 29 gusht kjo kompani ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të panderprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik.

Për pasojë, nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiçani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë.

Për shkak që, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.