Fjalë Kyçe

Nesër i jepet lamtumira e fundit bilbilit të këngës shqipe

Nesër i jepet lamtumira e fundit bilbilit të këngës shqipe

Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë të premten (7 shkurt), në moshën 86-vjeçare.

Ikona e muzikës shqiptare u nda nga jeta mëngjesin e 7 shkurtit, por zëri i saj do të dëgjohet gjithmonë.

Ani pse ajo largohet fizikisht nga kjo botë, thesari i çmuar që i la artit dhe kulturës shqiptare, do të mbetet trashëgimi për brezat e ardhshëm të këtij vendi.

Nexhmija, një jetë ia fali muzikës, këngët e saj janë të pavdekshme dhe i paharruar do të jetë edhe kujtimi për të.

Para se të vdiste, legjenda e muzikës shqiptare kishte lënë amanet që të varroset në fshatin Pagarushë, me një ceremoni private.

Përveç kësaj, një tjetër amanet i saj ishte që kur të vdesë, në natën e varrit t’ia lëshojnë këngën “Lugina e dashurisë”, të Ilir Shaqirit.

Përmes një njoftimi, familja Pagarusha kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 9 shkurt (nesër).

Ndërsa, e pamja është hapur mëngjesin e sotëm në hollin e Teatrit Kombëtar.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të familjes Pagarusha:

“Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”