Fjalë Kyçe

Nesër mandatohet Kurti, LVV e ka gati listën me minsitra, edhe LDK është pajtuar

Nesër mandatohet Kurti, LVV e ka gati listën me minsitra, edhe LDK është pajtuar

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka, ka thënë se nuk ka asnjë dilemë që nesër do të mandatohet për kryeministër Albin Kurti.

Zeka ka thënë se fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, nesër do të marrë mandatin te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë.

“Presidenti Thaçi, neser, dite e hene, do ta mandatojë Albin Kurtin për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Për këtë nuk ka asnjë dilemë. LVV tani e ka te gatshem listen me emrat e gjithe atyre qe do bartin çdo post ne qeverine e ardhshme”, ka shkruar Zeka në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se sinjalet janë pozitive për koalicion me LDK-në, pas deklaratave të Vjosa Osmanit.

“Tani topi eshte ne doren e Isa Mustafes. Mirepo nese analizojme deklaratat publike te Vjosa Osmanit, signalet jane shume pozitive. Eshte hera e pare qe Vjosa i ka treguar dhembet per te gjithe ata qe po sabotojne krijimin e qeverise”

Tutje ai ka shtuar se vendit i dueht doemos një qeveri e re e përbërë nga VV-ja dhe LDK-ja.