Fjalë Kyçe

Nesër mbahet protesta e punëtorëve të Ferronikelit

Nesër mbahet protesta e punëtorëve të Ferronikelit

Të martën do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”

Sipas Sindikatës së Pavarur të “Ferronikelit”, protesta do të fillojë nga ora 12:00.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë. Ata mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftim.