Fjalë Kyçe

Nesër në Kuvend shqyrtohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Nesër në Kuvend shqyrtohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Nesër në Kuvendin e Kosovës, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Seanca e jashtëzakonshme është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Dje është dakorduar Qeveria me PDK-në për t’i futur në Projektligj katër amandamentet e propozuara nga PDK-ja.