Kryeparlamentarja Vjosa Osmani nesër do të takohet me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Sipas njoftimit nga Zyra e Osmanit bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet pasdite në ora 17:45, njofton Klan Kosova
Në njoftim thuhet se mediat mund të marrin pamje nga fillimi i takimit, ndërkaq pas takimit, mediave do t’u dërgohet komunikatë.