Fjalë Kyçe

Nesër priten të vendosen masat e reja anti-Covid – A do të hiqet kufizimi i lëvizjes?

Nesër priten të vendosen masat e reja anti-Covid – A do të hiqet kufizimi i lëvizjes?

Nesër pritet të lehtësohen masat me rekomandimin e Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, ka thënë sot Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Krasniqi, i cili sot është takuar me drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ka nënvizuar se Qeveria e Kosovës pritet t’i lehtësojë masat e vendosura më parë nga ekzekutivi me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“I njoftova [Shoqatën e Gatronomëve, v.j] se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat antiCOVID të cilat priten të lehtësohen”, ka thënë Krasniqi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Ministri i Tregtisë, po ashtu ka thënë se kërkesa e gastronomëve ishte që të lejohej shërbimi brenda dhe të hiqet kufizimi i orarit që është në fuqi aktualisht.

“Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave. Gastronomët edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi”, ka deklaruar ministri.