Fjalë Kyçe

Nesër sërish do të dalë në votim në Kuvend, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Nesër sërish do të dalë në votim në Kuvend, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Nesër për herë të shtatë do të dalë në Kuvend për votim Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, ku pika e parë do të jetë votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19. Seanca do të nisë në ora 10:00.

Po ashtu nga ora 11 do të vazhdojë seanca plenare në Kuvend ku do të jenë disa pika të rendit të ditës:

– Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

– Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.​