Përpjekjet për harmonizim të programit, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosja e Albin Kurtit do t’i vazhdojnë edhe nesër.
Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka. Ai ka treguar se grupet punuese nga dy partitë do të takohen në orën 15:00.
“Temat që do të diskutohen nesër janë Energjetika, Kultura dhe Rinia”, ka thënë ai.
Takimi do të mbahet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo është hera e gjashtë që takohen grupet punuese të dy partive. Vetëvendosja ka dalë partia e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe pritet që në bashkëqeverisje të futet me Lidhjen Demokratike të Kosovës