Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata e vazhdueshme kundër militantëve palestinezë, tani në ditën e saj të gjashtë, “do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Kryeministri foli të shtunën nga selia e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv dhe lëshoi një paralajmërim për udhëheqësit e grupit militant Hamas pas një serie sulmesh ajrore që synuan zyrtarë dhe komandantë të nivelit të lartë.
“Ju nuk mund të fshiheni – jo mbi tokë, dhe jo nën tokë. Askush nuk është imun”, tha Netanyahu.
Udhëheqësi izraelit shtoi se nuk kishte “asnjë fushatë më të drejtë ose morale” sesa Izraeli kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe falënderoi presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë të botës për mbështetjen e tyre.