Njujorkezët tani mund të mbajnë dhe të përdorin deri në 8 gram e gjysmë kanabis me zyrtarizimin e ligjit të nënshkruar të mërkurën nga guvernatori Andrew Cuomo, ndërsa shitjet e marihuanës për përdorim rekreativ nuk do të bëhen të ligjshme për rreth 18 muaj derisa vendi të hartojë rregullore.
Ligji siguron mbrojte për përdoruesit e kanabisit në vendet e punës, shtëpitë, kolegje, universitete dhe përcakton një objektiv të sigurimit të licencave të marihuanës për individët nga komunitetet pakicë, shkruan AP.
New Yorku do të fillojë automatikisht të heqë të dhënat penale të individëve që kanë marrë dënime të lidhura me marihuanë në të kaluarën dhe do ndalojë arrestimin për posedim deri në 8 gram e gjysmë marihuanë.