Prezenca e tij tash e sa vite në tregun muzikor, ka dëshmuar se është një zë mjaft i kërkuar nga publiku, shkruan Kosovarja.
Nuk është se i pëlqehen vetëm këngët e tij solo, por edhe ato që i këndon bashkë me motrën e tij Remzien.
Përveç, si një këngëtar mjaft i zoti dhe i angazhuar me projekte muzikore, dasma e ahengje të ndryshme ai ndan kohë edhe për familjen e tij.
Kemi pasur rastin që në dasmën e nipit të tij Hamzës të njoftohemi me familjen e tij pak më afër se herave tjera.
Nuk la pa u komentuar edhe pamja e gruas së tij, Xhevahires me të cilën kanë një djalë e dy vajza.
Si dy “kukulla të vogla” , vajzat e tyre shihet dukshëm se e madhja i ka ngjarë nënës e vogla babait.