Barcelona ka një dilemë për vitin 2020.
Barcelona ishte e interesuar për rikthimin e Neymarit gjatë afatit kalimtar të verës.
Mirëpo, klubi katalan nuk arriti t’i përmbush kërkesat e Paris Saint-Germain për shitjen e brazilianit.
“Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona tani ka një dilemë për vitin 2020.
Përveç Neymarit, ata janë duke konsideruar edhe mundësinë e transferimit edhe të Kylian Mbappe nga PSG, transmeton lajmi.net.
Neymar vazhdon të spekulohet me largim nga Parc des Princes në vitin e ardhshëm.
Por, Barcelona mund të tentojë edhe blerjen e Mbappes, duke e lënë në harresë brazilianin.