Fjalë Kyçe

Neymar i befason të gjithë, ua ndan medaljet Messit me shokë

Neymar i befason të gjithë, ua ndan medaljet Messit me shokë

Neymar ka qenë protagonist në natën e mbrëmshme.

Jo vetëm për paraqitjen në fushë, ku i realizoi dy gola në Superkupën e Francës, apo siç po quhet ajo “Trofeu i Kampionëve”, por edhe për veprimin që e bëri pas lojës.

Në fakt, ylli brazilian e mori rolin e dorëzuesit të medaljeve, duke “ia marrë punën” gruas që ishte angazhuar për këtë punë, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës i bëri të qeshnin shokët e skuadrës derisa ua vendoste atyre në qafë medaljet, përfshirë këtu edhe Leo Messit, me të cilin e mbylli takimin me një përqafim.