Fjalë Kyçe

Neymar kalon Messin dhe Ronaldon me kontratën e re

Neymar kalon Messin dhe Ronaldon me kontratën e re

Superylli brazilian i Paris Saint-Germain Neymar është tashmë një futbollist me marrëveshjen më të shtrenjtë të sponsorizimit.

Neymar ka nënshkruar një kontratë me “Puma” sipas së cilës ai do të marrë 25 milionë euro në vit, e cila është marrëveshja më e shtrenjtë e sponsorizimit në botën e futbollit.

Braziliani më parë kishte një kontratë me Nike për dyfishin e shumës më pak, rreth 12 milionë euro në vit, dhe u nënshkrua në 2005, transmeton lajmi.net.

Me kontratën e re, Neymar kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon. Argjentinasi merr 20 milionë euro në vit nga Adidas, ndërsa kontrata e Cristiano me Nike vlen 162 milionë, por për dhjetë vjet.

Neymar kishte veshur këpucë nga sponsori i ri në ndeshjen me Manchester United mbrëmë dhe promovoi modelin e ri “Puma King Platinum”.