Fjalë Kyçe

Neymar kundër Mbappe: Problemet mes yjeve kanë nisur para disa muajve

Neymar kundër Mbappe: Problemet mes yjeve kanë nisur para disa muajve

Sulmuesi Kylian Mbappe u filmua nga kamerat duke u ankuar për Neymar, në fitoren e PSG-së vikendin e kaluar ndaj Monpellier.

PSG ishte në epërsi me rezultat 1-0 kur Kylian Mbappe u zëvendësua në minutën e 87-të, transmeton lajmi.net.

Disa momente më vonë, Neymar asistoi për Julian Draxler që dyfishoi epërsinë.

Kamera filmoi reagimin e Mbappe dhe nuk ishte aspak i lumtur për golin.

Drejtuar Idrissa Gueye, Mbappe thotë: Ai (Neymar) nuk ma pason mua topin”.

Gazetari i Eurosport, Cyril Morin ka shpjeguar aksionin e Mbappes, që rezultoi të jetë shumë i zemëruar.

“Ishte tejet i nervozuar me paraqitjen e tij dhe të Neymar, ai mendonte se bashkëlojtarët luajtën shumë vetë”, shkroi ai.

Por, mesa duket ky zemërim ka muaj që ka ndodhur.

Gazeta më e madhe franceze “L’Equipe” ka publikuar një raportim që zbulon pse nisi të ‘thyhet’ miqësia e madhe.

Ata nisën duke thënë se pavarësisht që respektojnë njëri-tjetrin, miqësia nuk është aq e fortë sa ka qenë.

Kylian Mbappe donte largimin nga PSG dhe kërkonte me ngulm t’i bashkohej Real Madridit.

Neymar nuk e kuptoi pse Mbappe e donte largimin. Mbappe nuk bisedoi me brazilianin për planet e largimit.

Francezi gjithashtu është ndjerë shumë i izoluar nga lojtarët e Amerikës Jugore që e përkrahin Neymar.

Neymar dhe brazilianët e tjerë gjithashtu nuk e kuptojnë pse Mbappe nuk ka qenë i pranishëm në disa takime të skuadrës jashtë fushës.

Gazeta franceze tutje raportoi se dy yjet e PSG-së kanë biseduar në stërvitje që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe ishin mjaftë në formë këtë të hënë.

Nëse gjithçka është zgjedhur mbetet të shihet së shpejti.

Trajneri Mauricio Pochettino foli për këtë miqësi të fortë në konferencë për shtyp dhe insiston se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Janë djem fantastikë. Në futboll, këto gjëra ndodhin. Objektivi këtu është fitorja. Incidenti bëri shumë zhurmë jashtë klubit, por brenda nuk kishte asgjë. Të dy biseduan, unë fola me ta dhe në stërvitje ishin duke qeshur”.

“Lojtarët janë të qetë dhe stërviten mirë. Ka atmosferë të shkëlqyeshme. E përsëris: Jemi klub i veçantë dhe duhet të pranojmë faktin se do kalojmë këto situata speciale, që janë ndryshe diku tjetër. Kjo do kuptohet. Por, skuadra është duke ia dal mirë”, u shpreh ai për Get French Football News.

Ndërkohë, nesër PSG do përballet me Manchester Cityn