Fjalë Kyçe

Neymar nuk është më një prioritet për Real Madridin

Neymar nuk është më një prioritet për Real Madridin

Neymar nuk është më një prioritet për drejtuesit e Santiago Bernabeu. Sipas asaj që konfirmon e përditshmja MARCA, Madrilenët e kanë patur në dorë dy herë mundësinë për të transferuar Neymar por kanë refuzuar të bëjnë diçka të tillë.

Ka qenë vet presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, ai që ka ofruar shërbimet e lojtarit tek Real Madridi në dy raste këtë verë por Real Madridi nuk është duke e shqyrtuar fare opsionin e tij. Është preferenca e vet klubit Parizien që Neymar të përfundoje në Madrid, kjo edhe falë marëdhënieve jo të mira me klubin Katalan.

Por për Real Madridin, Neymar nuk është më një prioritet, veçanërisht pasi skuadra është e mbushur me sulmues dhe Bale refuzon të largohet. PSG e konsideron Real Madridin një klub mik dhe më parë do të bënte biznes me Madrilenët se sa më Barcelonën.