Fjalë Kyçe

Neymar tregon lojtarin më të mirë në botë

Neymar tregon lojtarin më të mirë në botë

Neymar e ka quajtur Lionel Messin si lojtarin më të mirë në botë dhe tha se ata ishin një dyshe e mrekullueshme në Barcelonë mes spekulimeve që ylli i Paris Saint-Germain mund të kthehet në ‘Camp Nou’.

27-vjeçari raportohet për një kthim në La Liga, por kampionët e Ligue 1 kërkojnë të paktën 222 milionë euro dhe nuk janë të interesuar për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.Neymar fitoi dy tituj të ligës, tri herë Kupën e Mbretit dhe një Ligë të Kampionëve gjatë kohës së tij katërvjeçare në Kataluni në mes viteve 2013 dhe 2017.

Dhe ai nuk ka kursyet lëvdatat për Leo Messin në një ngjarje për fondacionin e tij bamirës, Instituto Neymar.“Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë.

Lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë duke luajtur”, tha ai.“Ishim një dyshe e mrekullueshme, ishte një kënaqësi për mua, një nder për të luajtur me të, dhe, mbi të gjitha, ai është miku im”, shtoi Ney