Neymar nuk ka dyshime se ku dëshiron të luajë në sezonin e ri.
Neymar është emri më i përfolur i javës së fundit të afatit kalimtar të verës.
Ylli brazilian ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain derisa kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona.
Por, sipas mediave spanjolle, Neymar nuk ka dyshime në lidhje me klubin ku dëshiron të luajë në edicionin e ri, transmeton lajmi.net.
Neymar ka njoftuar klubin francez se dëshiron të rikthehet te Barcelona.
Edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid e së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i mundshëm i Juventusit, Neymar dëshiron transferimin te skuadra nga Camp Nou.