Fjalë Kyçe

Neymari rinovon kontratën me Parisin

Neymari rinovon kontratën me Parisin

Sulmuesi brazilian Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të këtij edicioni pasi do të mbetet pjesë e klubit edhe për disa vite tjera.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar të shtunën se Neymar tashmë ka rinovuar kontratën me PSG-n që i skadon vitin e ardhshëm dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh.

Me rinovimin e kontratës, Neymar do të jetë pjesë e klubit francez deri në verën e vitit 20226.

Sulmuesi 29-vjeçar iu bashkua Parisit në vitin 2017 nga Barcelona për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh. Këtë edicion, Neymari ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar dhjetë herë në 27 ndeshje.