Fjalë Kyçe

Nga 1 qershori do të hapen kufijtë, por cilat janë rregullat e karantinimit?

Nga 1 qershori do të hapen kufijtë, por cilat janë rregullat e karantinimit?

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se nga nesër do të hapen disa nga pikat kufitare tokësore të vendit.

“Nesër hapen kufijtë tokësor por jo të gjithë. Pikat kufitare që do të hapen nesër janë pikat kufitare në Merdare, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë”, tha Vitia në një konferencë për media.

Ai shpjegoi se të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë obligohen që t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF’ve të cilat ndodhen në pikat kufitare.

“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.