Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i këtij viti dhe të regjistruar si banor i asaj komune, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion për prindërit. Jashari ka treguar se aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejt.
“Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni. Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.
Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje”, ka shkruar Jashari në Facebook.