Fjalë Kyçe

Nga dëmtimi i  gypit, këto lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Nga dëmtimi i  gypit, këto lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Dëmtohet gypi, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë para pak çastesh, jemi obliguar të ndërpresim furnizimin me ujë, respektivisht pompimin nga sistemi i rezervuarit Mirëditë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lagjet që preken janë: Mati, Banesat e Bardha në Bregun e Diellit, Taslixhe, Sofali, rruga e Bledit deri te Vreshtat”, thuhet në komunikatën e KRU Prishtina.

Tutje thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.

“Kërkojmë mirëkuptim dhe besojmë në sanim të shpejtë”, thotë KRU Prishtina.