Fjalë Kyçe

Nga e marta priten masa të reja anti-COVID, komunat kundërshtojnë

Nga e marta priten masa të reja anti-COVID, komunat kundërshtojnë

Nga 6 prilli, pritet të vendosen masa të reja anti-COVID në vend, pavarësisht se disa komuna nuk po pajtohen me këtë. Në takimin e sotëm virtual të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Shëndetësisë dhe disa komunave, është diskutuar që vendosja e masave të fillojë nga e marta, duke përfshirë disa sektorë.

KOHA ka mësuar se përfaqësues të Komunave së Prizrenit, Malishevës, Kamenicës, Rahovecit dhe Drenasit në këtë takim kanë kundërshtuar masat, nën arsyetimin se janë tejet të rrepta, mirëpo pas takimit, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka shkruar se “të pranishmit u pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u përballur me pandeminë COVID-19”.