Fjalë Kyçe

Nga e shtuna paralajmërohen vërshime të tjera në Kosovë

Nga e shtuna paralajmërohen vërshime të tjera në Kosovë

Në Kosovë mund të ketë vërshime të tjera për shkak të reshjeve të shiut që do fillojnë nga e shtuna.

Zonat që mund të përfshihen nga vërshimet janë Gjakova, Juniku, Deçani, Peja, Istogu, Klina, Malisheva, Rahoveci, Theranda, Mamusha, Prizrenit, Dragashi.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në pjesë të tjera të vendit, reshjet mund të jenë më të vogla.

Gjatë javës së parë të janarit, vërshimet që kishin shkaktuar reshjet e dendura për disa ditë me radhë kishin mbushur më ujë rrugët në disa qytete të Kosovës, duke dëmtuar edhe shtëpi.