Ferizaji ka prezantuar transferimin e radhës.
Skuadra e Superligës së Kosovës ka nënshkruar me futbollistin Aurel Idrizi.
Ai ishte pjesë e skuadrës gjermane, Memmingen. Idrizi luan në pozitën e sulmuesit.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me talentin, Aurel Idrizi.
19 vjeçari eshte transferuar nga skuadra Gjermane, FC Memmingen u19, ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin tonë.
Pozita e tij eshte sulmues, dhe besojmë që do të na ndihmojë në objektivat tona. Për këtë transferim njëri ndër më meritorët eshte drejtori sportiv i klubit tonë, Nadir Haxhimusa që arriti të bindë 19 vjeçarin të kalojë tek FC Ferizaj.
Ne si klub i urojmë Idrizit shëndet dhe shumë suksese në vazhdim” thuhet në njoftimin e Ferizajit.