Fjalë Kyçe

Nga këto komuna janë 26 rastet e reja të infektuara me COVID-19

Nga këto komuna janë 26 rastet e reja të infektuara me COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar testet e bëra nga Laboratori Mikrobiologjik, ku 26 raste kanë rezultuar pozitiv.

Komuna me më së shumti raste për ditën e sotme nga testet e marra është Kamenica me 8 raste, Istogu, Peja dhe Vitia 4 raste, Ferizaj 3. Teksa Prizreni e Zveçani nga 1 rast.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan”, shkruan IKSHPK.

Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 630, ndërsa të vdekur janë shënuar 18 raste.