Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me koronavirus, personat e infektuar janë nga komuna e Rahovecit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftim.