Fjalë Kyçe

Nga kjo datë familjarët nuk do të mund t’i vizitojnë të burgosurit

Nga kjo datë familjarët nuk do të mund t’i vizitojnë të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërprerë të gjitha vizitat e familjarëve dhe të tjerëve për të burgosurit.

Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Vendimi do të zbatohet nga data 21.10.2020, ndërsa si alternativë do të mundësohen telefonatat më të shpeshta dhe komunikimi përmes rrjetit social Skype.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se pastrimi i rrobave për të burgosurit do të organizohet nëpër insitucione.