Fjalë Kyçe

Nga Lista Serbe thonë se asnjë qeveri kosovare nuk mund të bëhet pa ta

Nga Lista Serbe thonë se asnjë qeveri kosovare nuk mund të bëhet pa ta

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, u ka thënë medeve serbe se asnjë qeveri kosovare nuk mund të bëhet pa Listën Serbe. Vulini i quan “siptari” Albin Kurtin dhe shqiptarët e Kosovës, ndërsa drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, porositi Kurtin se “nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe e as shtet të pavarur të Kosovës”. Kurti: Në Qeverinë time do të jetë një serb, por jo nga Lista Serbe, shkruan sot gazeta Zëri.

Krerë të Listës Serbe, e cila ka fituar të 10 mandatet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, si dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë janë alarmuar nga deklarimet e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti (LVV), i cili ka siguruar se në Qeverinë e tij do të ketë edhe serbë, por asnjë nga Lista Serbe. Sipas Kurtit, Lista Serbe është faktikisht shteti i Serbisë dhe për këtë arsye edhe nuk mund të jetë në Qeverinë e tij asnjë anëtar i Listës Serbe.

I pari që ka reaguar ashpër është nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, i cili u ka thënë medieve serbe se nëse Kurti dëshiron të formojë qeveri legjitime, atëherë duhet të trokasë në derën e Listës Serbe.